Prapaskena publikon të tjera fakte që konfirmojnë pastrimin masiv dhe flagrant të parave të pista nga ish kamarieri Andi Ballta, i cili përmes një kompania fantazmë në offshore bleu dy banka me vlerë 143 milionë euro; Abi Bank 67 milionë euro dhe Bankën NBG Albania 76 milionë USD (blerë dhe përthithur nga Abi Bank).
Andi Bllata ka 100% të aksioneve të kompanisë ofshore Moscopole. Kompania Moscopole ka 80 % të aksioneve të kompanisë offshore Tranzit.Kompania ofshore Tranzit ka 100 % të aksioneve të Abi Bank.
Pra, Andi Ballta kontrollon Abi Bank përmes Moscopole, e cila duhet të ishte një kompani serioze dhe me aktivitet të atillë sa të justifikonte blerjen e dy bankave.
Prapaskena publikon këtë dokument, i cili tregon se kompania offshore Moscopole është një shoqëri fantazmë, pa aktivitet dhe bilance, e cila thjeshtë është përdorur si mbulesë për pastrimin e parave të pista të ‘lavatriçes’ Abi Bank.
Ky dokumente do të jetë pjesë e një dosje që po përgatitet për t’u referuar në SPAK për historinë e pastrimit të parave përmes Abi Banka, me aktor në skenë ish kamarierin Andi Ballta dhe me regjizorë në errësirë që duhet t’i identifikojë SPAK-u.
Dokumenti konfirmon se offshorja Moscopole është përdorur si maskë për pastrimin e të paktën 143 milionë euro.
Një tjetër lëvizje e dyshimtë është shënuar në dhjetor të vitit 2018.
Ish kamarieri Andi Ballta ka zvogëluar kapitalin e Abi Banka me rreth 50 milionë euro. Lëvizja është miratuar nga Banka e Shqipërisë.
Nuk dihet se ku kanë përfunduar këto para, por nuk ka dyshim që Andi Ballta është thjeshtë një kamarier që i kanë dhënë në dorë tabakanë Abi Bank, për lëvizjen e parave sa në një tavolinë në tjetrën.
Zhdukja e 50 milionë eurove është referuar ditët e fundit në SPAK.
Çfarë është “Moscopole Inc” e krijuar në SHBA?
Kjo është një shoqëri që ka për drejtor dhe pronar Andi Balltën, paçka se ustallarët realë pas tij, i di vetëm mashtruesi i vogël Andi Ballta.
Si një kamarier i shkathët, Ballta manovron me aksionet e Tranzit, njëherë duke hequr emrin e tij dhe e kalon shoqërinë në 100% si të huaj, herën tjetër duke firmosur po vetë, sikur ka kontribuar në shoqërinë amerikane Moscopole Inc me aksionet e veta.
Manovrat e trasha të “kamarierit” Ballta nuk i sheh as Banka e Shqipërisë, as Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, e as Shërbimi Informativ Kombëtar.
ABI Bank që mban rreth 3 miliard $ kursime të shqiptarëve, është krijuar në 1999, si Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi, themeluar nga Banka Tregtare e Greqisë sh.a, që më vonë e quajt Emporiki Bank.
Në vitin 2012 u mor nga lub Holding, një kompani franceze që ia ndryshoi emrin në Banka Crédit Agricole Shqipëri.
Në tetor 2015, del në skenë “amerikani” Andi Ballta, që emërohet Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës, moment kur largohen nga drejtimi të gjithë francezët.
Kapitali i bankës blihet 100% nga Tranzit për 67 milion $ me para “offshore” dhe emri bëhet Banka Amerikane e Investimeve.Administrator i Tranzit prej vitit 2019 është vajza e tezes së Andi Balltës, Kristina Naumi, e cila në moshën 30 vjeçare me eksperiencë “parukerie”, emërohet nga “aksionerët” e Tranzit administratore që të menaxhojë një portofol miliarda dollarë.
Ortakët e Tranzit janë Nch Balkan Fund L.P që ka 10 %, nga ishujt Kajman, New Century Holdings XI, L.P” me 10% nga ishujt Kajman dhe “Moscopole” me 80 % nga shteti Delawere, parajsa fiskale
ABI Bank, që në të vërtetë është mashtrimi offshore “Tranzit”, u mor në drejtim nga Ballta dhe mantenuta e tij Brikena Hoxha.
Të dy dashnorët me pasaporta amerikane prej lotarisë amerikane, Ballta dhe Hoxha erdhën në Shqipëri të caktuar për operacionin e madh “offshore” nga përtej detit.
Çifti i kamarierëve shqiptarë në New York u bënë bankierë të shquar “amerikanë” në Shqipëri.
Tranzit ka mashtruar me mijëra njerëz me telefonatat që kërkonin para nga borxhet e vjetra të AMC, Albtelekom, deri te grabitja e pronave të ish-bankës “Veneto”, nëpërmjet SGA spa ose AMCO.
Mashtrimi Tranzit i ishujve Kajman dhe SGA, AMCO e Italisë ka gllabëruar dhjetëra prona shqiptarësh të vendosura si kolaterale të Banka Veneto e falimentuar disa vite me parë.
Pronat kthehen në para nga shoqëritë e lidhura me Tranzit e Abi Bank, më pas fluturojnë në Delawere apo Kajman Island.Mashtrimi “Ballta”, me Tranzit ka gëlltitur miliona para shqiptarësh të varfër, duke i çuar ato në ishujt ekzotikë ku fshihen të tjerë shqiptarë, dhe jo amerikanë, si përpiqet të shitet logo-ja- “American Bank of Investment”.
Pas “pelivanit” Ballta ka të lidhur me një zinxhir interesash mafioze, deputetë, avokatë, qeveritarë e biznesmenë që do dalin shumë shpejt përballë dhjetëra apo qindra të mashtruarve nga skema Tranzit-Offshore-Abi Bank.
Si u bë kamarieri pronar i 2 bankave?
Në 2015 Tranzit bleu 100 % Abi Bank për 67 milionë euro, përmes manovrave në offshore.
Në 3 korrik 2018, ABI Bank blen për rreth 76 milionë USD Bankën NBG Albania, ish degë e Bankës Kombëtare të Greqisë.
Tre javë më pas, në 16 korrik 2018, NBG Bank përthithet nga ABI Bank, duke krijuar një mullar me para të pista, 143 milionë USD, pa asnjë burim të ligjshëm.
Më pas, Andi Ballta blen gradualisht Abi Bank, përmes Moscopole dhe Tranzit. Në vitin 2021, Ballta arrin të bëhet përfundimisht pronar në masën 80 % i ABI Bank.
Të gjitha këto dallavere janë miratuar nga Banka e Shqipërisë me në krye Gent Sejkon.
Po ku i gjeti ish kamarieri dhjetëra milionë USD për të futur në duar dy banka?
Janë para korrupsioni, droge apo të dyja bashkë?
Kush fshihet pas tij?
A kanë përfunduar si kapital tek ABI Bank çantat me para të vjedhura me tendera dhe koncensione në Shqipëri, gjatë viteve të fundit?
Si ka mundësi që nuk i bën përshtypje SPAK-ut ky fakt, kur një mashtrues arrin të hedhë dhjetëra miliionë euro, ndërkohë që ka bërë një hetime të thelluara për një kanal, arkë peshk apo një autokombanjë?
Nëse një qytetar kalon 10 mijë euro në llogari bie alarmi dhe duhet të japë shpjegime për burimin.
Nga ana tjetër, një ish kamarier në SHBA nxjerrë thasët me dhjetëra milionë euro dhe askush nuk e verifikon.
Ndërkaq, veprimet dhe finalizimi i qarkullimit të parave të pista janë bërë tek noterja Mimoza Sadushaj, Mimoza Xhafaj dhe kunati i parë i Arben Ahmetajt.
Në skenë Artan Dulaku
Në 9 gusht 2007, në Tiranë themelohet kompania e shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme, ILIRIA DEVELOPMENT sh.p.k, me nipt: K72208033U, nga Artan Dulaku me 49% të aksioneve dhe NEP INVESTMENT CORP me 51 % të aksioneve.
Kompania NEP INVESTMENT CORP është e regjistruar në Ishujt Kajman, me pronar të paidentifikuar, por që përfaqësohej nga Rezarte Vukatana, mbulesë e Andi Balltës.
Disa muaj më pas shfaqet vetë Andi Ballta si administrator i kompanisë me kapital 4 milionë euro. Ballta është drejtori dhe pronari në letra e ABI Bank.Ballta dyshohet se është pronari i fshehtë në offshore kompanisë NEP INVESTMENT CORP.
Nga viti 2008 deri në vitin 2015 kompania nuk ka bilance. Nga viti 2015 deri në 2020, kompania nuk ka ngarkuar asnjë dokument në QKB se ekziston.
Në viti 2020 deklaron si kur ka mbi 2 milionë euro fitim të mbartur.
Në janar të vitit 2020, Artan Dulaku i blen aksionet kompanisë offshore NEP INVESTME CORP për 2 milionë euro.
Nga dokumentet ngrihen dyshime të forta se me këtë skemë janë pastruar të paktën 4 milionë euro, 2 milionë euro kapitali fillestar i Andi Balltës me NEP INVESTMENT CORP, me burim të pajustifikuar si dhe rreth 2 milionë euro fitime të sajuara.
Në 26 shkurt 2008, Artan Dulaku dhe Andi Ballta themelojnë një tjetër kompani të ngjashme, ILIRIA DEVELOPMENT 2, me nipt, K81426028K, me kapital 6.1 milionë euro, duke futur sërish në lojë shtetasen Rezarte Vukatana me kompaninë offshore NEP INVESTMENT CORP.
Kompania NEP INVESTMENT CORP ka rreth 70% të aksioneve, duke hedhur 3.5 milionë euro, para që nuk u dihet burimi.
Tre muaj më vonë shfaqet ujku i vjetër i pastrimit të parave Andi Ballta si administrator i kompanisë ILIRIA DEVELOPMENT 2.Në prill të vitit 2009, kompania nis falimentimin e provokuar dhe më vonë përthithet nga nëna e pastrimit të parave, Concord Investments, me administrator dhe bashkëpronar Artan Dulakun.
Të gjithë këto para pa burim janë hedhur në këto dy kompani, duke i qarkulluar dhe futur në llogaritë e tyre si para të ligjshme.
Kjo skemë është vetëm maja e ajsbergut, ndërsa Drejtoria për parandalimin e Pastrimit të Parave, Krimi Ekonomik dhe Prokuroria bëjnë sehir, madje Prokuroria ka nisur të tallet.