Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky sezon turistik ka shënuar një boom turistësh të huaj, të cilët kanë zgjedhur pikërisht bregdetin tonë për të kaluar pushimet.
Lidhur me këtë, Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që janë vendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku shkruan në “Facebook’ se mbrëmjen e nesërme Trupa e Operas do të zbresë në Lungomare me një performancë origjinale te hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës.
Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës, koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e aktivitetet sportive…
Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një performancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës.
Kryeministri Edi Rama
(Postimi i kryeministrit Edi Rama)