Thirrjet dhe retorika e përdorur në këto mitingje, tregojnë që një pjesë e madhe e protestuesve nxiten dhe drejtohen nga ish-udhëheqësi i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes.
Ndërsa protestat e fundit në Britaninë e Madhe, janë mbështetur padyshim tek e djathta ekstreme për të pasur publicitetin e nevojshëm, këta të fundit nuk janë të vetmit njerëz që po shihen në rrugë në tubimet kundër migracionit.
Gazetarët e Sunday Times, kanë vënë re një përzierje aktivistësh të së djathtës ekstreme, banditë të interesuar kryesisht për përleshjet e dhunshme, por edhe banorë vendas që e lidhin migracionin në zonën e tyre me shqetësimet për krizën e rritur të kostos së jetesës.
Nga ana tjetër, turmat janë nxitur edhe nga spektatorët dhe adoleshentët, që janë me pushime verore, dhe që kanë dalë në rrugë e sheshe për t’i shtuar radhët e protestuesve dhe sfiduar forcat e policisë. Në kampin kundërshtar, shohim një përzierje organizatash antifashiste, përfshirë “Hope not Hate” dhe grupet socialiste.
Këta janë përpjekur që të përçajnë të djathtën ekstreme, duke pushtuar qendrat e qyteteve.
Protestat e dikurshme kundër migracionit, sidomos ato të organizuara në prag të referendumit mbi Brexit në vitin 2016, u vunë nën kontroll me dhunë nga e djathta ekstreme.
Ato ishin aktive, vetëm pasi kishte përfunduar protesta kryesore. Këtë herë protestat janë ndryshe. Tubimet nuk janë të organizuara aq mirë. Në shumicën e rasteve, ato e kanë origjinën nga një llogari anonime në platformat Telegram ose TikTok, përpara se plani të përforcohet nga Tommy Robinson emri i vërtetë është Stephen Yaxley-Lennon, i cili ka afër një milion ndjekës në X/Tëitter.
Thirrjet dhe retorika e përdorur në këto mitingje, tregojnë që një pjesë e madhe e protestuesve nxiten dhe drejtohen nga ish-udhëheqësi i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes (EDL). Shumë nga njerëzit që marshojnë janë të rinj, por ka edhe gra.
Kjo ka nxitur disa ekspertë, që të sugjerojnë se kjo valë e re e protestës ka dallime të rëndësishme nga mobilizimi vetëm i segmenteve të ekstremit të djathtë vitet e fundit, të cilat dominohen nga “tifozët rastësorë të futbollit” ose huliganët.
Pse kanë dalë në rrugë këta njerëz?
Shkëndija që nxiti trazirat , një sulm makabër më thikë ndaj një klase vallëzimi të vajzave të reja në Southport , degradoi me shpejtësi në një ndjenjë më të gjerë armiqësie ndaj migrimit masiv. Kjo përkundër faktit se i pandehuri në këtë çështje, i cili akuzohet për vrasjen e 3 vajzave të vogla, ka lindur në Kardif të Uellsit.
Pra është një emigrant i gjeneratës së dytë, me prindër të ardhur nga Ruanda. “Këtu ka shumë emigrantë. Është e pamundur të lësh një takim tek mjeku, pasi ata po i japin përparësi të huajve dhe jo njerëzve tanë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Nëse ne do të shkonim në vendin e tyre, ata do të na mbyllnin nëpër burgje!”- deklaroi një grua e moshuar që iu bashkua protestës para një xhamie në qytetin e Liverpool.
Mosbesimi shumë i madh ndaj politikës në përgjithësi, i nxitur nga figura me shumë ndikim të ekstremit të djathtë si Robinson dhe Andreë Tate, ka qenë gjithashtu i rëndësishëm në nxitjen e kësaj lëvizje.
Policia po etiketohet nga protestuesit me nofkën përçmuese “nonces”, një simbol i zemërimit për dështimin e forcave të rendit në frenimin e aktivitetit të bandave kriminale aziatike në vitet 1990 dhe 2000. Po ashtu ata ankohen për policimin me 2 standarte, dhe për shkak të bindjes se britanikët e bardhë kontrollohen më ashpër se britanikët me origjinë aziatike apo komunitetet e zezakëve.
Të tjerët marrin pjesë në këto protesta në kërkim të ndonjë sherri, në disa raste duke shtrënguar nëpër duar kutitë e birrave. Ata kanë parë kundër-protestues në rrjetet sociale, dhe janë të prirur për një përplasje fizike me ta. Në disa qytete, protestat degraduan në dhunë, plaçkitje dhe sulmeve ndaj dyqaneve të zonës.
Videot tronditëse të fundjavës që kaloi, tregonin grupime burrash të bardhë që sulmonin zezakët e vetmuar apo aziatikët që ecnin në punën e tyre nëpër qendrat e qytetit, ndërsa dëshmitarët në Liverpool pohojnë se në shënjestër ishin dyqanet në pronësi të myslimanëve.
Në Stoke-on-Trent, tubime të tilla detyruan komunitetet aziatike dhe kurde të formojnë banda të armatosura me shkopinj dhe shtylla. Qindra adoleshentë dhe të rinj, shkuan me nxitim në qendrën e qytetit Hanley në Staffordshire, të maskuar dhe të armatosur me armë të improvizuara dhe fishekzjarre, në atë që ata e përshkruan si një përpjekje për të “mbrojtur xhamitë”.
Një banor i zonës pohoi se kishte parë të rinj “të blinin lapsa në dyqanet e artit dhe artizanatit, dhe t’i modifikonin si thika”. Po në Stoke-on-Trent, një turmë prej më shumë se 200 anëtarësh të komunitetit kurd, të cilëve iu bashkuan britanikët myslimanë, rrethuan xhaminë Masjid Salahuddin, e cila ishte shënjestruar më herët nga protestat e ekstremit të djathtë.
Në shenjë hakmarrje, grupi i burrave dhe fëmijëve u vërsul nën një urë, e cila kishte dy kordonë policie, në përpjekje për të sulmuar protestuesit e grupimit tjetër. Dy burra nga mbështetësit e ekstremit të djathtë, u panë të plagosur rëndë nga armët e forta dhe u dërguan në spital nga oficerët e policisë./Përshtati “Pamfleti” nga “Sunday Times”