Aventura e Thomas Strakohës te AEK nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me portierin e Kombëtares shqiptare që është bërë pjesë e disa gafave, gjë e cila ndodhi dhe në takimin kualifikues të Ligës së Konferencës, kundër armenëve të Noah.
Në minutën e 34’, portieri shqiptar nuk arriti të largonte një top siç duhet, i cili u përplas në këmbët e Pinson, i cili riktheu baraspeshën.
⚽️ Goal: Virgile Pinson | FC Noah 1-1 AEK Athens
Huge mistake! Strakoshapic.twitter.com/MizABVAXb6
— PushGoals (@PushGoals) August 6, 2024
Por nëse gafa e parë mund të harrohej, e dyta ishte padyshim e dhimbshme. Në minutën e 67’, portieri kundërshtar Cancarevic goditi topin fortë nga porta e tij, që gjeti të papërgatitur Strakoshën, me topin që u ngrit sipër gardianit kuqezi dhe më pas përfundoi në rrjet.
href=”https://twitter.com/i/status/1820874559244869783″> https://twitter.com/i/status/1820874559244869783
Në fund takimi përfundoi me rezultatin 3-1, duke ia bërë të vështirë kualifikimin AEK-ut në ndeshjen e kthimit.