Ish-deputeti me kobure, Gent Strazimiri, ka publikuar kartën e identitetit të një qytetari, që sipas tij ka ndërruar të dhënat dhe është bërë “grek”.
Ai e akuzon se ka plot si ai, që kanë ndërruar identitetin dhe kanë marrë nga 500 euro për të votuar Tavon.
“Ky tipi më poshtë i ka ndërruar identitetin zyrtarisht edhe qenit të shtëpisë, përfshirë prindërit që, nga Myslym dhe Shaqe, i ka bërë Jorgo dhe Antigoni, madje edhe mbiemrin e ka bërë nga Guci në Kuremenos…
Këta janë ata “nacionalistët” që “shpëtuan” Himarën nga greku, duke votuar në emër patriotizmit shqiptar (në këmbim të 300-500 eurove)… Vangjo grekun…
Kaqë”, shkruan ai, duke harruar që nxjerra e të dhënave personale të qytetarëve është e ndaluar me ligj dhe dënohet.