Hapin e parë drejt famës e morën në vitin 1987 kur Brigitte Bardot i ftoi në rezidencën e saj në Saint Tropez për një festë private.
Pas interpretimit aty, për grupin nisën ofertat, regjistrimet, turret, fama dhe milionat.
Gipsy Kings fitoi për albumin Bamboleo, si grupi më i mirë i vitit. Në këtë album nuk ishte vetëm kënga e njohur Bamboleo, nga e cila morri titullin i gjithë albumi, por edhe hite të tjera. Trashëgimtarët e Gipsy Kings dhanë një koncert për publikun shqiptar mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin Selman Stërmasi.
“Publiku është i nxehtë, pason duartrokitjet. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu.”
“Një publik aq i madh na preku në zemër.”
“Do të rikthehemi shumë shpejt këtu në Shqipëri.”
Sot Gipsy Kings vijojnë të performojnë kryesisht në spanjisht, por edhe duke përzier dialekte franceze jugore, duke ruajtur qëllimin e tyre të parë. Ja çfarë thonë ata për këngën e famshme Bambolero
“Ne e këndojmë këtë këngë sepse nuk I kalon asnjëherë moda. Ka 35 vjet, pothuajse 40. Është gjithmonë kënaqësi ta këndosh për ju.”
“Është një këngë që na ka shoqëruar që në vegjëli. Përgjithmonë Bambolero”.
“Është një këngë që gjithë bota e kërcen me zemër. Edhe ne kërcejmë teksa e këndojmë.”
Nën ritmet e Flamengos e Rumbas që për pothuajse katër dekada luajnë Gipsy King, ka kërcyer edhe publiku shqiptar në këtë koncert.
“Do të vijmë sërish nëse publiku na do. Është gjithmonë kënaqësi të jemi këtu.”
“Nxehtësia e publikut na bën që ti duam shumë.”