Sunny Hill Festival do të nisë në ditën e enjte dhe do të zgjasë plot katër ditë, nga 25 korrik deri më 28 korrik, ku do të ketë surpriza të shumta.
Përpara nisjes së festivalit, një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe artistja Dua Lipa, e cila njëherësh e ka organizuar ngjarjen bashkë me prindërit e saj, babanë Dukagjin Lipën si dhe të ëmën, Anesën.
Ajo thotë se kjo ishtë një ëndërr dhe se ky është viti i pestë që po realizohet, meqë ka pasur edhe pauza ndërmjet.
“Sunny Hill Festival, viti ynë i pesë. Ëndërr ta organizoj këtë festival me familjen time në qytetin tonë”, u shpreh ylli botëror.
Autorja e “Levitating” shtoi: “Prishtina deri në botë. Shihemi. Mezi po pres për këtë weekend të paharrueshëm”.
Përgjatë kësaj kohe, familja Lipa kanë sjellë në Kosovë yjet më të mëdhenj të muzikës në botë si: Miley Cyrus, J Balvin, Martin Garrix, Calvin Harris, etj.