Një 32-vjeçare shqiptare është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pasi është kapur duke vjedhur në një supermarket. Sipas “Radiortm.it”, ngjarja ka ndodhur në Raguza, ku e reja me inicialet I.M jetonte prej disa vitesh.
Ka qenë në punonjës i shërbimit në supermarket ai që ka konstatuar vjedhjen, e më pas ka njoftuar policinë.
Nga kontrolli rezultoi se 32-vjeçarja shqiptare kishte vjedhur disa produkte, përfshirë edhe disa teste shtatzënie.
Pas denoncimit për ngjarjes, pronarit të supermarketit iu rikthyen produktet e vjedhura nga e reja. Sakaq, gruaja, e cila rezultoi se kishte kryer edhe më parë veprime të tilla, tentoi të mbrohet, duke u shprehur para policisë së vuan nga kleptomania.