Çudia më e madhe, tre ditë zgjat në Shqipëri.
Të katërtën pastaj, nuk merret më njeri me të dhe jeta vazhdon normalisht.
Këtë gjë e di fare mirë Partia Demokratike, e cila pas çdo humbje, bën ca akuza ditët e para, dhe pastaj vazhdon sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Edhe me rastin e Himarës, bënë ca akuza pa provuar asnjë provë, dhe tashmë ditën e katërt e harruan fare, për t’iu rikthyer Bashkisë së Tiranës.
Asnjë debat, asnjë analizë, asnjë kërkim falje, asnjë marrje përgjegjësie, për humbjen e rëndë.
Sepse e dinë mirë, që në këto raste, heshtja dhe harrimi është ilaçi më i mirë.
Ça të bësh tre ditët e para, se të katërtën kanë harruar të gjithë.
Madje dhe në vdekje, deri të tretat qahet në publik, pastaj jeta vazhdon normalisht.
Deri në zgjedhjet e ardhshme…