Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë. Një shtetas italian ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i nëntë i banesës.
Sipas policisë, 87-vjeçari, person paraplegjik, ka qenë në kushte të rënduara psikologjike para kryerjes së aktit të rëndë.
“Sot, në lagjen “Pavarsia 3”, Vlorë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i nëntë i banesës së tij, shtetasi italian L.B., 87 vjeç (person paraplegjik), i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.