Ilir Meta ka lene per nje cast vallet, kenget dhe shetitjet ne mal. Ka veshur kemishen serioze, gjithmone ngjyre Celltiku e ka dale ne konference per shtyp. Kreu i Partisë së Lirisë premtoi rishikim të reformën zgjedhore duke kaluar në skaner të gjitha ligjet për vetëqeverisjen vendore.
Sipas Metës, reforma aktuale nuk është e duhura pasi janë rritur shpenzimet, pavarësisht premtimit se do kishte reduktim të tyre.
“Zhvillim shqetësues pas reformës mbetet rritja e jashtëzakonshme e personelit dhe e shpenzimit të pagave të pushtetit vendor. Një ndër argumentet bazë të uljes së numrit njësive të qeverisjes vendore ishte shkaku i shpenzimeve të larta, por këto janë rritur tashmë nga viti në vit. PL në politikat e saj në radhë të parë është e vendosur për të rritur autonominë fiskale të pushtetit vendor dhe për të rishikuar të gjitha ligjet që kanë cenuar autonominë e pushtetit vendor”, tha Meta.