Libani ka gjetur një zgjidhje mjaft interesante për të përmirësuar imazhin e vendit dhe për të rritur joshur turistët. Në qytetin Broumana të Libanit, oficeret e policisë femra tashmë dalin në rrugë, në krye të detyrës, veshur me pantallona të shkurtra, për të treguar këmbët e gjata dhe elegante dhe me berretë të kuqe.
“91% e turistëve në rajonin e mesdheut vishen me të shkurtra”, thotë kryebashkiaku Akar. “Përmes kësaj mënyre, ne duam të ndryshojmë imazhin e Libanit në Perëndim” thotë ai.
Oficerët meshkuj do të vijojnë të veshin uniformën e vjetër, me mëngë të gjata dhe ky diferencim ka ngjallur reagime të shumta dhe akuza në rrjetet sociale dhe media.
Uniformat seksi të femrave kanë ngjallur kritika pasi ndjeshëm shihet si shfrytëzim i femrës për të tërhequr turistë të huaj. Të tjerë thonë se është zgjidhje tipike maskiliste.