Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës.
Ai shprehet se aeroporti do të jetë gati në fund të vitit për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë për verën e ardhshme.
“Me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama bashkangjitur videos së publikuar.