Një konkurrent i CrossFit Games ka vdekur teksa merrte pjesë në një garë noti. Lazar Dukic ishte duke garuar në Marine Creek Lake në Fort Worth, Teksas, të enjten në mëngjes kur u zhduk nën ujë.
Shërbimet e urgjencës u thirrën rreth orës 8 të mëngjesit me kohën lokale për të raportuar se “ishte një pjesëmarrës në ujë që kishte mbetur poshtë dhe nuk ishte parë për një kohë të gjatë”.
Një orë pasi polumbarët u futën në ujë dhe kërkimet nga sipër vijonin me dron, trupi i 28-vjeçarit serb u gjet. Pas vdekjes së tij të gjitha garat u anuluan.
Kreu i autoritetit organizator të CrossFit në një konferencë për media shprehu keqardhjen për vdekjen e Dukic, teksa pohoi se ka pasur personel të sigurisë dhe shtoi se ka bashkëpunim me autoritetet në Teksas për hetimin e ngjarjes.