Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi Predrag Boshkoviq se Kosova është shtet.
“Kosova nuk është shtet, por territor përkohësisht në administrim të OKB-së e në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë pasi Mali i Zi ka dërguar dy oficerë në misionin e KFOR-it.
“Kur Mali i Zi dërgon oficerë me mision në territorin e Serbisë, rregulli i parë është që të pyetemi edhe ne”- theksoi më tej Vulin.
“Ministri malazez i Mbrojtjes më zëshëm po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës sesa Shqipëria. Do ta kishim respektuar më shumë dërgimin e ushtarëve malazezë, sikur vetëm një ushtar ta kishin dërguar për të mbrojtur manastiret e jo në shtab si mbrojtje të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vulin.