Një listë e gjatë me gjyqtarë dhe prokurorë që kanë fituar para në bixhoz tashmë është në duart e komisionit të Vetingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Drejtësia shqiptare, nën hijen e dyshes famëkeqe Berisha-Meta, ka njohur një degradim të paimagjinueshëm. Një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në të gjitha nivelet e piramidës së drejtësisë, rezultojnë ose të paktën e paraqesin veten si kumarxhinj të regjur. Bixhozxhinjtë e drejtësisë kanë dalë ‘mbi ujë’ pas hapjes së letrave nga Vetingu. Dhe këta kumarxhinj nuk fitojnë shuma modeste si çunat e lagjes, por shuma deri në 50 mijë dollarë.
Një tjetër prokuror, Luan Kaloçi, i shkarkuar kohët e fundit nga Vetingu, ka fituar 58 milionë lekë të vjetra në lloto.
Me këto para deshi të justifikonte një pjesë të pasurisë, por komisioni i Vetingut u tregua i prerë, duke e shkarkuar. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu, ka fituar në llotot sportive rreth 27 milionë lekë.
Një listë e gjatë me gjyqtarë dhe prokurorë që kanë fituar para në bixhoz tashmë është në duart e komisionit të Vetingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Me ngushtimin e lakut të drejtësisë, një pjesë e tyre kanë luajtur çdo gurë për të korrigjuar deklaratat e pasurisë, për të fshirë të dhënat për paratë që kanë fituar në bixhoz. Ata nuk e kanë marrë me mend se do të vinte një ditë dhe do të jepnin llogari.
Hetuesit amerikanë dhe evropianë që kanë në dorë dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë dyshime se çështja e skedinave është thjeshtë një marifet për të legalizuar paratë që kanë marrë ryshfet në këmbim të vendimeve të padrejta.
Por ky dyshim nuk mund të vërtetohet pasi për fituesit e basteve nuk ka gjurmë. Ata që luan realisht bixhoz janë politikanët, drejtorët e administratës dhe drejtorët e bankave. Politikanët e të dy krahëve, një pjesë të parave që kanë siguruar përmes trafiqeve dhe korrupsionit, i lënë në bixhoz./Pamfleti