Muli sot ishte I shqetësuar për Metën.
-Na vuri në gjumë I tha Lelos.
-Pse I tha Lelo
-Po ja në mëngjes postoi një video sikur ishte në Skrapar, pastaj një sikur ishte në Mat, në fund një që ishte në Shën Naum dhe në të vërtet kishte qenë në Ohër për tu takuar me Mickovskin.
-Ti mendon që ka qenë strategji tha Lelo?
-Patjetër. Ka dash të na vërë në gjumë që nuk po ikën në Ohër. Dhe vetëm kur u shfaq atje me Mickovskin. Tani atij I është paraqitur si përfaqësuesi I opozitës shqiptare. Duke menduar që Doktori është në burg si Gruevski, ky tani është përfaqësuesi zyrtar.
-Kjo s’na bën shumë dëm tha Lelo, por ishalla nuk ka tik tok ky Mickovski të shikoj videot se morëm fund të gjithë. Do thotë kjo qenka opozitë e rrjedhur.
-Edhe kjo është një rrezik tha Muli, por hajd se për atë po I themi është profil fals. Puna është se ai duhet të merrte dhe dikë me ne me vete, ose unë ose Gaz Bardhi të paktën. Të gjithë kemi kontribuar për fitoren e Mickovskit jo vetëm Meta. Dhe ne kemi bërë thirrje të votohet, se është I vetmi shembull frymëzimi që kemi ku edhe pse ta burgosin kryetarin e partisë fiton.
-E vërtet tha Lelo. Po unë kam frikë se Meta ka shkuar ti kërkoj nderin që i ka bërë Gruevskit duke e përcjellë nga Shqipëria për Hungari. Tani ndoshta i thotë këtij ma kthe nderin më ço tek Gruevski.