Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.
Aksidenti ka ndodhur pranë ‘Urës së Bushtricës’ dhe mësohet se viktima është një shtetas nga Maqedonia.
Burime nga vendngjarja raportojnë për “BalkanWeb” se viktima udhëtonte me një motor kur ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe është përplasur me bordurën anësore.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.