Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ne Dibër.
Kryebashkiaku Muharrem Rama dhe 12 punonjës, mes tyre policë të bashkisë janë shoqëruar në komisariat pas sherrit që përfundoi me shqelma dhe grushte brenda zyrave të administratës.
Sipas burimeve të Report Tv sherri ka nisur, pasi punonjësit kanë kundërshtuar drejtorin e ri të Burimeve Njerëzore me arsyen se është nga Jugu i vendit dhe është vendosur në Dibër për të larguar punonjësit.
Pas sherrit mes punonjësve dhe drejtorit të ri me shqelma, grushte dhe sende të forta ndërhyri policia e rendit duke shoqëruar në komisariat për sqarime të ngjarjes kryebashkiakun Muharrem Rama dhe 12 punonjës të tjerë të administratës së bashkisë.