Ndue Maluta është ‘katoliku i BKT-së’ që njihet nga i gjithë sistemi shtetëror dhe bankar kur duhet të kontaktosh me palën turke për probleme, mosmarrëveshje, qofshin ato dhe pazare të ndryshme.
Maluta ka 30 vjet që e njeh BKT-në nga brenda në çdo skutë e saj.
Për këtë shkak, një bisedë “imagjinare” që Ilir Meta zhvilloi para dy ditësh me Nduen e BKT-së po e sjellim sot, ashtu si nuk e tregoi në konferencën për shtyp vetë presidenti i PL-së:
“Alo, i madh, si të kam, Ilir jam!”
“Si je shef, si i ke nga shtëpia punët, hallet mirë?”
“Mir, mirë, por ju po na i shtoni e jo paksoni hallet. O flori, ç’është një Ariana? Ariana aty te ju… si e ka hallin ajo? S’me njeh mu ajo, apo do ta bëj unë t’më njohi mirë, se mos është nai rob i atij plerës së Rilindjes se e paska dhe mbiemrin Xhafa?”
“Pse, jo… s’ka lidhje me të, po ajo është grua e mirë, s’ka mundësi të bëjë gabime me ty ajo. Si s’të njifka, ty tnjef gjith Shqipria?! Ja, ta marr t’i them menjëherë, po pse s`më the mua direkt për çfarë kishe nevojë?”
“O flori, e dërgova Petritin sot për tpaguar pagat e LSI, që është bërë Parti e Liris, te e njëjta, isoj llogaria që e ka pas Mona, po kjo shushka donte vendime gjykate, jo po statute, jo ku di unë çar dreqin donte, jo noter etj etj…. s’kam nerva t’merrem me Arjanat un se kam pun trrëxoj kodoshët e Rrilindjes me gjithë Dumdumanët e tyre. Kshu thui Arianës dhe Sejhanit, se kur jua dhash BKTn, s’prita vendimin e gjykatës un por i thash Cacit bëi shpejt letrat dhe hop e morën turqit e tu, apo jo, Flori? Se ti je i vjetër, i di mir ca gjëra… apo të dal nesër nTV e t’them “O milet, hiqini paret nga BKT, se do i humni t`gjitha si i humi Ilir Meta!”
“Joo shef ç`është ajo fjalë, rri rehat se e zgjidh unë, I thuaj atij burrit të shkojë nesër me transfertat e pagave dhe punë e kryer, rri qetë merru me punë të mëdha ti, kto të voglat i zgjidhim ne.”
“E pra Flori, mirë Flori, e dija që Nuja ka qen e do metet njishi i BKT…se kot stë majn katolik 100 karat npun muslimanët e Erdoganit o Flori, ahaaaahaa, hajt mirupafshim dhe duku se ke hum fare!”
Kjo bisedë e imagjinuar u tregua po kaq banale nga vetë i zoti i saj, presidenti PL-isë dhe ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ku u godit hapur pa asnjë teklif një bankë e nivelit të dytë, duke u kërcënuar me falimentim.
Në të njëjtën konferencë, u godit si gjithmonë “Dumdumani i poshtër”, që tashmë po kthehet në një normalitet nga veshët e shqiptarëve që presin drejtësi prej tij.
Më shumë se sa trapllëku mediatik i radhës së një presidenti pa tru, pa shtet dhe pa parti, shqetësues mbetet mosreagimi i gjithë sistemit bankar me në krye Bankën e Shqipërisë bashkë me Shoqatën Shqiptare të Bankave.
Po deputeti Shalsi me deputetin Braçe në ç’plazh janë?
A nuk kanë fejsbuk atje…që të çirren e të mbrojnë “pavarësinë e sistemit bankar” dhe “depozitat e qytetarëve” nga rreziku Ilir Meta, që është edhe dekretues – përzgjedhësi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë por nga pardje edhe armiku numër nji i këtij institucioni të një rëndësie të veçantë?
Ish-presidenti Ilir Meta duhet ndaluar, sa s’është vonë, të kërcënojë në emër të “presidencës” së tij 30-vjeçare, bankat, prokurorët, kundërshtarët politikë, mediat, apo çdo kënd që i del para, edhe pse nga pozitat e një “të lojturi” publik që nuk njeh as ligjin, as moralin që vjen për shkak të tij.