Aerben Malaj ish minister i Financave të PS:
Malaj ngre dhe disa pyetje ndër të cilat përse skema të kam borxh/tvsh të papaguar dhe po të shes pasuri kombëtare për të shlyer borxhin – u aplikua vetem për KURUM, duke i shitur dy HC/ kompani publike – fitim prurese?
“Kujtoni kur qeveria e PD-se i shiti Kurum dy nga hidocentralet fitim prures ne vendin tone. Dy HC ishin ne kondicionet teknike me productive. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”
Novacioni financiar se i kemi borxhe nga mos rimbursimi i TVSH prandaj ju shesim dy HC, eshte nje praktike korruptive e pa degjuar ne historine ekonomike te ndonje vendi. Keto dy HC mund te ishin nje garanci e madhe energjitike per Saranden dhe jugun e vendit. Dy Hec rezultonin me fitim dhe s’kishte asnje argument perse duheshin shitur. Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti”
Lista e pagesave te pa paguara nga buxheti perfshinte shume kompani shqiptare dhe te huaja.
Perse nuk u aplikua si nje skeme e zbutjes se borxheve edhe per kompani te tjera shqiptare dhe te huaja??
Perse skema “novatore” se te kam borxh/tvsh te papaguar dhe po te shes pasuri kombetare per te te shlyer borxhin – u aplikua vetem per KURIM, duke I shitur dy HC/ kompani publike – fitim prurese??
Efektet toksike te Kurimit nuk mund te ndalen te “”helmojne politiken shqiptare pa i pastruar rrenjet qe jane me te vjetra e ato tek mbetjet tokike minerale’ shkruan Malaj
Ervin Gjadri djsli i inxhinerit të fanshëm të hodrpcentraleve Gjovalin Gjadritregon trishtimin e viteve të fundit e babait të tij, ndërsa hidrocentralet ku ai la jetën, iu shiten 100 të huajve, duke cenuar punën e aq shume njerëzve dhe mbi të gjitha, pavarësinë energjetike të Shqipërisë. Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ishin fillesat e karrierës së inxhinier Gjadrit dhe shitja e tyre në 2013-ën e tronditi shumë.
Ervini thotë se ai ishte thjesht i pafuqishem për të reaguar sepse idrocentralet Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza e Shkopeti, mbanin firmën e inxhinierit dhe një ekipi të madh. Edhe pse atëherë ishin në pronë të shtetit, Sali Berisha në ditët e fundit të qeverisë së tij, në maj 2013, ia shiti kompanisë turke “Kurum”.
Kurumi i bleu këto hidrocentrale kur ishin në gjendje pune, të saporikonstruktuara nga një kredi 22 milionë euro të BERZH që ende e paguan shteti shqiptar dhe do vijojë ta paguaje deri në 31 dhjetor 2044.
Ja si shprehet vite më pas, djali i inxhinier Gjadrit: “Kur u shitën dy Bistricat babai pësoi një tronditje të madhe sepse aty kishte nisur karrierën e tij, kishte kujtimet më të bukura të jetës së tij. Dhe mbi te gjitha iu duk diçka absurde.
Nuk i morën asnjë mendim kur i shitën. Nuk e pyeti njeri. U shitën në maj të 2013-ës. Iu shitën firmës Kurum, Ulza, Shkopeti dhe dy Bistricat. Babai në atë kohës ishte i pafuqishëm. Ato ishin hidrocentrale funksionale, më tepër se funksionale, ishin të rikonstruktuara me një kredi te madhe te Berzh . Për Bistrica 1 dhe 2 janë investuar rreth 22 milionë euro.
Mendoj se këtë kredi e paguan akoma shteti shqiptar. Afati i kredisë është deri në vitin 2044. Të dyja hidrocentralet ishin në efiçencë të plotë dhe kanë qenë shumë rentabël. Prodhonin energji, jo sa Fierza apo Kaskada e Drinit, por rreth 10% të prodhimit të tyre, pra disa miliona euro në vit. Në momentin që është nënshkruar kontrata e shit-blerjes së tyre, firma turke nuk jepte asnjë lloj shpjegimi dhe llogarie shtetit shqiptar. Sepse u shitën 100% të aksioneve. Dhe pronar i gjithë kësaj pasurie publike u bënë te huajt. “- thotë djali i inxhinier Gjadrit i cili kujton në një intervistë të gjatë kohën kur një skuadër burrash të jashtëzakonshëm me kapiten Radovickën në krye, sollën drite për Shqipërinë.
Video