Meta ka hedhur sërish akuza në drejtim të Kryemadhit për djegien e mandateve në vitin 2019, duke thënë se është mashtruar. Pa e përmendur me emër, Meta tha sërish se atij i është komunikuar se mandatin mund ta digjte vetëm Monika Kryemadhi për t’u solidarizuar me Lulushin (Lulzim Basha), siç ai e quajti.
As një mesazh tha Meta se nuk ka marrë, pasi atë kohë President ndodhej jashtë shtetit. Sipas tij ky vendim katastrofal ka ardhur si pasojë e nepotizimit në parti dhe se të gjithë kanë menduar se ‘gruaja s’mund ta marrë ketë vendim pa dijeninë e burrit’.
“Ekziston vetëm një e vërtetë, Meta ka qenë kategorik kundër ndjekjes së mandateve. Është mashtruar kur i është thënë që në rastin më ekstrem mund ta digjte vetëm ish-kryetarja për solidaritet me Lulushin, pro ja që kjo gjë ka ndodhur, ata që kom me presidentin jashtë shtetit aso kohe nuk ua tha qëndrimin e presidentit. Asnjë nga ata nuk i çuan mesazh presidentit për këtë vendim katastrofal që morën dhe kjo ndodhi për shkak të nepotizimit, secili mendoi që derisa po merret ky vendim, si mund ta bëjë gruaja pa dijeninë e burrit”, tha Meta.
Meta e kujtoi edhe njëherë në konferencën për mediat ndarjen poltike me Kryemadhit, siç ai e cilëzon, nepotizmi.
“S’mund të ketë deputetë në një familje më shumë se anëtarë. Aq më tepër kur nuk përfaqësojnë asgjë për shkak të lidhjeve nepotike”, tha Meta.
Përpjekjet e bëra këto muaj nga bashkëpunëtorë të SPAK për të bllokuar organizmin e PL kanë marrë fund me sukses të plotë. Sidomos përpjekjet për të fshehur problemet që kanë shkaktuar me menaxhimin e buxhetit të PL gjatë kësaj periudhe dhe në periudhat e mëparshme. Shumë shpejt do ngrihet komision hetimor për këtë çështje nën drejtimin e Petraq Milos. PL mbi themelet e një transparence të re, do të jetë një shembull edhe i administrimit të shtetit nesër.