Pas publikimit të një video ku Tritani shihet së gërhet duke fjetur në një kolltuk, Muli u shqetësua shumë për imazhin e drejtuesve politik të qarqeve.
-Mesazhi i parë që dha një drejtues politik qarku ishte gjumë i thellë me gërhima, tha Muli.
Kjo na krijon probleme.
Duket sikur i kemi punët në terezi dhe bëjmë gjumë të qetë.
Mendo si e përjeton këtë gjë Doktori që rri natë e ditë pa gjumë për ne.
Ne ja shpërblejmë duke fjetur ku kemi mundësi.
-E vërtetë është, tha Lelo.
Unë e kam thënë para kësaj video, që Tritani duhet të varte pallton e të ikte.
Nuk e di pse i duhet Doktorit akoma.
Për më tepër që ky e paska në terezi, e zë gjumi ku të mund.
-Kjo tregon që as nga kritika jote nuk është mërzitur.
D.m.th nuk i bën përshtypje asgjë.
-Po çfarë t’i bëj, tha Lelo?
Pas pes vjetësh ai është tetëdhjetë vjeç.
E kapi dhe një mandat deputet, çfarë i duhet më shumë.
-Mendoj t’i jap një vërejtje, tha Muli.
Ta thërras e t’i them kujdes me imazhin publik se jep mesazhe të gabuara.
Kur njerëzit të shikojnë që fle në mjedise publike mërziten që nuk je i shqetësuar për opozitën.
-Dakord, tha Lelo. Ti bëje detyrën tënde.
Por nëse do ta lësh pa gjumë, thuaj që Doktori më ka urdhëruar që po u kap prapë në gjumë, të hiqet nga drejtues qarku.
Vetëm kështu e zgjidh këtë hall.