Klodiana Lala ka folur për fletëthirrjen e Berishës në SPAK ditën e mërkurë, ku do t’i komunikohet akuza. Lala tha se burime jo zyrtare, i kanë konfirmuar asaj se Berisha pritet të akuzohet për korrupsion, ç’ka do ta kthente statusin e tij nga një person nën hetim në një të pandehur.
Mirëpo Lala nuk e kupton se person nën hetim dhe i pandehur, shqip i akuzuar ose i dyshuar, është e njënjta gjë, madje askush nuk mund të arrestohet pa një akuzë paraprake kurse prezumimi i pafajësisë është e drejta e tij, por nëse ndryshon akuza SPAK nuk mund të bëjë asgjë më tepër, vetem se të kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga gjykata.
Kjo sepse Berisha është i akuzuar, kurse mbyllje e hetimeve nuk do të thotë se ai do merret i pandehur, sepse është i pandehur dhe i arrestuar me masë sigurie arrest shtëpie, por Berisha nuk do pyetet më nga prokuroria dhe pas mbylljes së hetimeve do jetë person në gjykim, thjeshtë do marri njoftim, sigurisht nëpërmjet avokatit, sepse nuk ka detyrim ligjor të paraqitet.
Por Klodian flet broçkulla njëlloj si Nard Noka që deklaronte se pasi të zihet rrushi del nga kazani rakia… personi nën hetim i arrestuar do e noftojnë se je i pandehur… hahaha! /Ekskluzive.al