Dosja, tashmë e formuluar nga SPAK, për privatizimin e trojeve t ëish-klubit “Partizani”, i ka hyrë në themel çështjes, edhe për titujt e vjetër të pronësisë.
Në të gjithë deklaratat apo edhe shkrimet e bëra nga mbështetësit e Sali Berishës, mbrohet ideja se Jam Arbër Malltezi, ka përfituar ngaqë është trashëgimtar i familjes Begeja.
Mirëpo SPAK ka qëmtuar në të gjithë dokumentacionin dhe ka arritur që të gjejë të dhëna për shtetëzimin e tokës së ish-aeroportit të Tiranës(që më pas u bë klubi “Partizani”) nga italianët gjatë pushtimit, por nuk janë gjetur letra ku rezulton familja Begeja. Ndërkaq, nuk ka të dhëna edhe për një shpronësim të mundshëm që është bërë nga regjimi komunist.
Nëse kjo qëndron siç thotë SPAK, Malltezi, pra familja e Sali Berihës kanë përfituar një pronë që nuk e kanë pasur fare. Deri tani nuk ka asnjë akt shpronësimi.
Një ish zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes, ka furnizuar prokurorët me të dhëna dokumentare, që kanë çuar më pas në gjetjen e origjinalit.
Fejzi Haxhia është personi qe ka deklaruar kryerjen e nje inspektimi nga Min Mbrojtjes për procesin e privatizimit te kompleksit Partizani .
Ai ka vënë në dispozicion SPAK dokumentat e gjetura nga inspektimi në Arkivën e shtetit. Problemi është se, ne arshivatve min Mbrojtjes nuk gjendet asnje praktike inspektimi e as raporti. Eshte gjendur vetem urdheri i kontrollit i firmosur nga Mimi Kodheli me emrat e grupit të kontrollit.
Vetë Mimi Kodheli në SPAK ka deklaruar se mban mend që ja urdhëruar kontrollin, por nuk mban mend të ketë parë raport perfundimtar!!! Gjithashtu anëtarët e grupit të kontrollit, të pyetur nga SPAK deklarojnë që nuk e kane pare asnjehere ate urdhër.
Është interesant fakti, se edhe kur ish-drejtori i Arkivave, Luan Malltezi, babai i dhëndrrit të Berishës, i ka çuar Komisionit të Kthimit të Pronave, setin e dokumenteve për çështjen e ish-aeroportit të Tiranës, nuk rezultojnë të ketë të dhëna, pra document ku përmendet familja Begeja, pjesë e të cilës Jamarbër Malltezi ka përfituar. Kjo çështje, ka shumë gjasa të kthehet në betejën gjyqësore si një nga shtyllat më të forta të akuzës.
TemA