Ish-ndihmësmjeku në klinikën Psikiatrike të QSUT-së, Gjin Lleshi, tregoi për gazetaren Rudina Xhunga marrëdhënien e Sali Berishës me mjekun e njohur psikiatër, Ulvi Vehbiu!
Gjin Lleshi: Profesor Vehbiu ishte njeriu që revolucionarizoi psikiatrinë shqiptare. Ai ishte fati ynë. Por kur u ndërrua sistemi ne e dinim që profesor Vehbiu do të goditej. Sepse në pushtet erdhi doktor Berisha.
Ne që punonim në spital e dinim mire këtë. Edhe në mbledhjet e Partisë së Punës ne e shihnim se kishin probleme. Jeta e partisë e doktor Berishës dhe profesor Ulviut bëhej në fakultet, sepse ishin komunistë të dy.
Pas 90 ne i thoshim njëri-tjetrit që profesor Vehbiun do ta eliminonin fizikisht. Çfarë do të thotë të jesh armiqësor me Berishën! Ta mbledhësh mendjen mirë. Nëse nuk i buzëqesh buza Berishës do të thotë se sa të jesh gjallë, nëse ke të bësh me të, je i rrezikuar. Ne fillim profesor Vehbiun e pushuan nga puna.
Ai u nis për në Amerikë. Atje u prit nga një profesor i nderuar si Skënder Kodra, që punoi te ne për dy vjet vullnetarisht. Doktor Kodra iku i masakruar nga SHIK-u shqiptar. Ka fakte për këtë. Dhe doktor Vehbiu u largua dhe bëri shumë mirë se ishte i rrezikuar.
-Është folur se doktor Vehbiu ka qenë mjeku që kuroi Berishën.
Gjin Lleshi: Profesor Vehbiu ishte kaq i madh sa edhe po ta pushkatoje, nuk do thoshte se ka mjekuar Sali Berishën.