Avokati Kara sqaron se i është prekur siguria juridike e asaj prone tek Partizani.
‘Mendoj se është gjëja më interesante ku demokracia ekziston si term që do vijë në të ardhmen. Manipuluesit aplikojnë ligjet e paligjshme. Paligjshmërinë e kanë kthyer në ligj. Në atë hulli që jam futur, kam vokacion të patundur për këtë punë. Këtu është e keqja më e madhe. Kur vendos një qeveri në mënyrë kolegjiale, gjithmonë e liga shkon me budallallëkun. Shkojnë e firmosin se jemi të gjithë bashkë e s’do merret njeri me ne. Këta që firmosin ligje të paligjshme. I është prekur siguria juridike e pronës me këto ligje të paligjshme. Duhet të merren përgjegjës para ligjit. U shtua një person në akuzë sot, duhet të jenë me dhjetëra.
Sa vunë këmbën në qeverisje në 2005, filluan këtu e një vend tjetër, identik për të ndryshuar komplet strukturën shtetërore. Këta erdhën dhe vetëm vodhën, bën ligje të paligjshme. Edhe CEZ e bën për të vjedhur. Që në 2005 ndryshon ligji dhe VKM, si qenka ky privatizimi? Nuk ka dokumente pas 41 që këta kanë qenë pronar. Kur u bë shtetëzimi, rezulton si tokë shtetërore që në vitin 1940. Edhe babai i Jamarbërit, tha janë shpronësuar. Si ka mundësi që ti e shkel ligjin dhe ndërron 2 herë për privatizimin në pjesën sportive? Kanë qenë në lidhje të ngushtë me klanin Berisha.’
Kara shpjegon më pas si u ndryshua terreni sportiv në truall banimi dhe si u nxorr leja për 24 muaj.
‘Pastaj kemi përfitime të paligjshme, kemi veprën e mitmarrjes. Ka rritur pasurinë e vajzës së vet dhe të dhëndrit. Ka pasur mbivendosje, nuk kanë vajtur njerëzit as në terren të shohin. Fakti më i rëndë, ka premtuar Malltezi me 2 kontrata me Bektashin dhe me tjerë për 12 muaj ndryshoj destinacion nga sportive e bëj truall banimi. Duhej të ishte dhëndri i këtij që kishte pushtetin.
Për 24 muaj nxjerr lejen e ndërtimit thotë ai. Demokratët e parë në Tiranën e re, kur u bë president zotëria e ka pritur tek instituti i ndërtimit edhe me urimin e tij, Kujtim Kapollari, dhe ky zotëria vajti dhe ja prishi me dhunë biznesin. Ka nxjerrë të strehuarit atje me forcë. Një ish kryeministër që ka qenë mjek vuri një ministër shëndetësie Nard Ndoka.
Ky lloj privatizimi… janë përsëritur gjërat. Por në këndvështrime të ndryshme. Del atje goxha deputetë atje, nga PR, nuk e di kush më emëroi dhe më tha të bëjë këtë raport. Nuk e di thotë Bektashi si nisa shoqërinë Homeplan. Nuk e dinë këta, dhe dalin me përfitime, me shtëpia. I kam çuar thotë e bija, jo me çanta por me bankë. Dhe nuk janë agallarë.’