Majlinda Bregu ka reaguar pas raportimeve, se kryeministri Edi Rama ka propozuar që ajo të emërohet në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.
“Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .
E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.
E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare.
Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.
Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor.
Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.
E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe shqiptaret kudo ne rajon”, shkruan Bregu.