Mes kaosit dhe tensioneve, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur seancën plenare, pasi deputetët e opozitës nuk kanë lejuar vazhdimin normal të punimeve.
Në fund, Spiropali njoftoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka ndërsa i paralajmëroi ata se aktet e tyre do të kenë pasoja.
“Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”, tha Spiropali, e cila më pas mbylli seancën.
Noka u përjashtua nga seanca, pasi filloi të shkul mikrofonat.