Një seancë parlamentare tepër e tensionuar dhe që zgjati 20 minuta, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve
Deputetët e opozitës kishin shkuar në Kuvend me një plan të qartë. Ata morën karriget e tyre, i prishën ato dhe filluan të gjuajnë në drejtim të kryetares së Kuvendit.
Siç shihet edhe në këto pamje, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi qëlloi me këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Ka qenë punonjës i gardës, i cili i ka ardhur në ndihmë kryetares së Kuvendit.
Më pas deputetët e opozitës morën karriget dhe i nxorën jashtë parlamentit, duke i vënë zjarrin.
Seanca u mbyll me përjashtimin e Flamur Nokës, ndërsa Elisa Spiropali tha: “Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”.