Zbardhen detaje të reja nga shantazhi ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Në mesazhin e publikuar nga Gazment Bardhi nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”, shkruhet: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.
VoxNews ka siguruar të tjera mesazhe nga biseda mes Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.
Në aplikacionin e kreut të grupit të PD-së përmbante fotografinë e disa mesazheve të shkëmbyer në rrjetin SKY- ECC, ku në njërin prej tyre, të nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër thuhej “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…” dhe ishte nisur në vitin 2021.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.
Mesazhet e zbuluar nga prokuroria date 24/02/ 2021
22.04.09- Nga je
Ne shtepi
Shkon dot deri te zyrat te marresh 100 mi euro
ti coje deri te Mondiali tia jepje Gaz Bardhit
Po tani
numëri i gazit 0672059911
bani tel me sinjal qe të ulet ti marr
Ok
Po pse po i jep kaq shumë se kto sdo vin kurrë në pushtet
Ça ti boj Zenit se për ketë s se rruj majën e k**it
Se mos i do për këtë gjyqin se është zënë me dashnoren për qenin se kush me e marr tani që janë nda
Hahaha
Fola me te i don për fushat
I thash dhe për grupin e shoqërimit që i a paguaj unë
Kemi shpërnda dhe 5000 televizora për fushatë dhe shumë njezve iu kam fal borxhet vetem për vota
Ok u nisa unë ti e di ate punë
22.57.09- Ja dhash te fala te boni ishte optimist per fitore.
Oficerët e policisë gjyqësore
Joni Keta. Ermal Hasa