Në disko “Havana” në Dhërmi ku mesnatën e së dielës pati një përplasje me armë, ishin dhe dy ministra të qeverisë “Rama”. Përveç tyre në disko ishte dhe një numër i madh peshuesish që mbetën të terrorizuar pas të shtënave.
Ministrat Blendi Klosi dhe Niko Peleshi, pasi kanë konsumuar pije në ambientet e diskos, janë larguar rreth dy orë para se të ndodhnin të shtënat, për t’u akomoduar në pjesën e restorantit. Nga ana tjetër, përveç dy ministrave, në ambientet e diskos “Havana” kanë qenë dhe shumë persona të tjetër të njohur, por edhe çifte me fëmijë të vegjël, të cilët kanë përjetuar tmerr nga ajo që kanë parë me sy në atë që konsiderohet si një prej vendeve që frekuentohet nga të pasurit e kryeqytetit.