Që administrata duhet pastruar nga dallaveraxhinjtë dhe të korruptuarit është detyrë e çdo institucioni publik madje edhe mision jo vetëm i gazetarëve por i çdo qytetari të përgjegjshëm.
Sot po u prezantojmë një personazh, i cili quhet Aldo Çela, me detyrë shef sektori pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim Taksave.
Prej kohësh është kthyer në makthin e bizneseve të ndryshme duke u kërkuar e zhvatur ryshfet. I fokusuar vetëm në pasurimin e vetes dhe të atyre që e mbrojnë padrejtësisht është jo vetëm i korruptuar pranë institucionit ku punon por edhe një kontarbandist i njohur rajonal.
Nga Mali i Zi drejt Shqipërisë vazhdon në mënyrë konstante të fusë kontrabandë kafen e njohur Moncaffe duke evituar kështu detyrimet doganore e tatimore.
Zyrtar me vese nga më të poshtrat, i cili paturpësisht kërkon që të ngrihet në detyrë duke poshtëruar e ofenduar kështu cilindo zyrtar të ndershëm në administratën publike.
Ka pasur një numër të madh ankesash e denoncimesh por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vazhdon ti bëhet mburojë duke menduar se ky zyrtar i korruptuar do të jetë përjetësisht me imunitet.
Sot po publikojmë shkrimin e parë për të vazhduar më tej me denoncime dhe fakte kompromentuese të cilat nxjerrin lakuriq një nga zyrtarët më të korruptuat tatimor.
Pas publikimeve në media, rradhën e kanë kallëzimet në Spak ku e pret fati që kanë të gjithë zyrtarët e korruptuar, që nga peshqit e mëdhenj e deri te cironka e vogël Aldo Çela.