Fushata për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ka nisur me përcaktimin e drejtuesve politikë të qarqeve. Pati supriza në kampin e majtë si gjithnjë, ndërsa në kampin e opozitës asgjë e re. Të njëjtat fytyra politike pretendojnë fitore në betejë me drejtuesit e mazhorancës të przgjedhur bazuar mbi kalkulime të kujdesshme nga kryeministri Rama.
Në qarkun Tiranë do të drejtojnë fushatën për PS-në Erion Veliaj, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu. Ndërsa në kampin tjetër, PD, është përcaktuar deri tani Belind Këlliçi. Por cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilit?
Epërsia me 60 mijë vota e Veliajt kundrejt Belind Këlliçit në Tiranë në zgjedhjet vendore të vitit 2023, është statistika më domëthenëse për të parashikuar një përsëritje të një rezultati të thellë të PS-së ndaj PD-së në zgjedhjet e vitti 2025.
Belind Këlliçi la mandatin e deputetit në vitin 2023 për të hyrë në garë me Erjon Veliajn, për një humbje të sigurt. Por, kjo nuk e ka penguar të hyjë sërish në një garë tjetër me po aq propabilitet për ta humbur. Në këtë përballje, Këlliçit i shtohet edhe kosto e PD-së që vazhdon të jetë në një kaos të brendshëm si dhe liderin në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion.
Sapo u shpall drejtues politik i Tiranës, Këlliçi deklaroi: “Akuza ndaj Berishës orkestrim nga qeveria. Akuzat janë për të dekurajuar opozitën e vendit. Berisha goditet që të dobësohet PD. Oferta e PD është shumë më e mirë sesa ajo e PS. Personat që janë nga PS janë ose kandidatë për SPAK ose hajdutë. Te asnjë drejtues politik i Partisë Demokratike nuk ka asnjë akuzë. PD mori 600 mijë vota pa logo. Kërkojmë qeveri teknike për zgjedhjet e 2025.”
Në krahun tjetër, Erion Veliaj vazhdon të ketë avantazhin si kryetar bashkie, organizimin në detaje të PS-së në çdo strukturë si dhe angazhimin e kryetares së kuvendit Elisa Spiropali dhe të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. PS ka fituar gjashtë palë zgjedhje me rezultate të thella ndaj PD-së në dhjetë vitet e fundit.