Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. Sipas informacioneve të para mësohet se Imeraj i ka dorëzuar dorëheqjen kryetarit të gjykatës, duke e argumentuar dorëheqjen nga detyra, si dorëheqje për arsye personale.
Imeraj është dekretuar anëtar i gjykatës në 22 Mars të 2013 nga ish-presidenti Bujar Nishani.
Ndërkohë sot, 5 vite pas emërimit të tij, Besnik Imeraj hoqi dorë nga mandati dhe mësohet se vendimi i tij është pranuar.
Pas dorëheqjes së Imeraj-t Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 6 anëtarë, por nëse do të largohej një anëtar tjetër gjykata do të bllokohej, pasi për të marrë vendimet duhet shumicë me 6 vota.