Në Londër po zhvillohet Samiti për Ballkanin Perëndimor, ku marrin pjesë edhe disa lider të vendeve të Bashkimit Europian. Në fillim të punimeve ditën e sotme ka mbajtur një fjalim edhe komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn. Ai është ndalur të procesi i zgjerimit të Unionit në Ballkan dhe bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanin Perëndimor.
Duhen ndryshime që të avancohet drejt Europës. Është bërë progres në dialogun Serbi- Kosovë.
Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve.
Johannes Hahn
Në javët në vazhdim pritet që Hahn të vizitojë Shqipërinë në kuadër të një turi në Ballkan.