Në shenjë nderimi dhe respekti, në vend të një homazhi, e ndjejmë për obligim të shkruajmë për dy prej personaliteteve me vlera ndërkombëtare, njerëz me gjak shqiptar polihedrik, Aristidh Kola i cili u largua bga kjo botë në 11 Tetor të vitit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë dhe gjuhëtarin e madh arvanitas Luka Çiçipi që na la me 14 shttor 2008.
Pritëm se dikush do t’i kujtonte, për shërbimet që i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarizmës, por… heshtje e madhe! “Nderi i Kombit” qënka harruar sikur nuk ka ekzistuar, ndërsa grekët të entusiazmuar mbushin faqet dhe ekranet për t’i bërë karshillik Shqipërisë… se hidrauliku Beleri do takohet me Ramën, madje për këtë lajm “të madh” kanë në krah të propagandës dhe lukunin e lehsave mediatik shqiptare.
Ndaj me dhimbje por me krenari po rikujtojmë këto dy njerëz të mëdhej, që u larguan nga kjo botë në vjeshtë, në një moshë kur shqiptarizma kishte më shumë se kurrë për zërin dhe intelektin e tyre.
Aristidh Kola vdiq në moshën 56-vjeçare duke thënë: “Unë jam Pellazg dhe rrënjët e mia janë në Arbërinë e lashtë, e cila sot ka mbetur vetëm një copë e vogël tokë me njerëzit e saj bujarë, të cilët për krenari kanë varfërinë e tyre dhe besën”
Aristidh Kola lindi më 8 korrik të vitit 1944 në fshatin Kaskaveli, sot Leondari, katund karakteristik shqipfolës, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në periferi të Thivës në Greqi. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të fshatit të tij, kurse gjimnazin do ta përfundonte shkëlqyeshëm në vitin 1963 në Thivë. Mbas gjimnazit ai fiton të drejtën e studimit për drejtësi në universitetin e Athinës, studime të cilat i përfundoi me sukses në vitin 1968, duke u diplomuar si avokat.
Aristidhi ishte një nga themeluesit e “Lidhjes së Arvanitëve të Greqisë” dhe për shumë vjet ishte Kryetar i saj, nga viti 1986 e deri në vitin 1995, ku do të jepte dorëheqjen me nder. Gjithashtu ishte themelues dhe kryetar i Institutit të Studimeve Pellazgjike, nga viti 1983 deri ne vitin 1995.
Ai ishte drejtor i botimeve të revistës Besa, dhe më vonë botues dhe drejtor i revistës Arvanon të cilat botoheshin në Athinë.
Aristidh Kola vdiq nga sëmundja e Leucemi Calpasusa e cila ju shfaq krejt papritur dhe nuk kishte shërim. Humbja e Aristidh Kolës ishte një varfëri e madhe për studiuesit e albanologjisë dhe për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti për shqiptarët e Kosovës pasi i përkrahu ata publikisht në mediat greke në kohën, kur propaganda kundër shqiptarëve në Greqi ishte më e egër se kurrë.
E njëjta ”sëmundje” do ta ”gjente” edhe arvanitasin Luka Çiçipin ,i cili po ashtu nuk deshti të heshtë ndaj një të vërtete të madhe dhe në mënyrë shkencore e shpërndante polenin e kulturës së lashtë arvanite, në mënyrë që “bletët e së ardhmës ta dijnë saktë për emrin e luleve polendhënëse”.
Luka Çiçipi ,profesor i Antropologjisë dhe i Gjuhësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut (Greqi) vdiq me 14 shtator 2008. I lindur në Athinë në vitin 1946, ai u doktoratua në antropologji nga Universiteti i Uiskonsinit, pas përfundimit të dy magjistraturave, një në antropologji dhe një në gjuhësi, në të njëjtin universitet (1981). Ka shkruar librin “Antropologjia gjuhësore e praktikës dhe ndryshimit (dyndjes) gjuhësor: arbërishtja (shqipja) dhe greqishtja në kontakt dhe dhjetëra libra dhe studime për Arbërin dhe arvanitët.
“Luka, me punën e tij, na tregoi se si mekanizmat e hegjemonisë arrijnë të mbajnë larg nga arena politike debatin e një çështjeje që nuk artikulohet fare: Cila është ajo çështje? Mos fol shqip! Mos e trego se nga lindi shqipja! Mos e përmend të kaluarën tënde, se e merr vesh bota se unë (greku) jamë i ardhur pas teje. Mos…mos…mos.
“Ne këtu flasim vetëm greqisht” thuhet në Greqi e referencat e tij të shfaqen në kontekstin komunikativ ku ironia është mbizotëruese – ku arbërishtja po i humb folësit e saj amtarë të fundit, aktivë dhe passive. Lluka Çiçipi vdiq me kancer ,mundet me i të njejtit lloj si Aristidh Kola ,dhe vdiq ne kulmin shkencor”,shkruan Fahri Xharra
Por shteti shqiptarë e ka harruar, asnjë lajm asnjë përmendje në 14 shtator ashtu si dhe për Aristidhin në 11 Tetor, as nga politiqenët por as nga mediat e patrikotizmit dhe hallexhijtë e myslimanizmit dhe krishtërimit, për këta dy njerëz të pazëvëndësueshm, patriot të përmasave botërore dhe njërës të pazëvëndsueshëm për kombin shqiptarë.
Madje mediat janë shumë të angazhuara, se çfarë do ndodhë kur një tradhëtarë ordiner me profesionin hidraulik, një antishqiptarë me gjak shqiptarë nga Progonat i Tepelenës, një kopil i Greqisë, nga ata që gjenë shpesh rrugëve për një copë bukë, do na vijë në Tiranë dhe do takohet si eurodeputet i dënuar në Shqipëri, por i graduar për shërbimet e tij prej antishqiptare në Greqi.
Të jeni të sigurtë se Edi Rama dhe asnjë zyrtarë shqiptarë nuk do takoi kurrë, sepse Shqipëria nuk mund të bëhet pre e intrigave greke. Por është vërtetë e pafalshme që megafonët e llumit mediatik dhe politikanët e banaqeve nuk gjetën një rast të vetëm për të kujtuar edhe me një prononcim mediatik të shkurtër këta gjigandë.
Nuk besoj se kanë harruar, por jemi të sigurtë se nuk kanë asnjë gramë njohuri për figurat e Kombit, që disa u duken si Edi Rama , disa si Sali Berisha e disa si Ilir Meta dhe vetë nga injoranca që i karakterizon, bredhin me llapën jashtë për tu mburrur, se kush e bën lëpirje prapanice profesional, disa idiotëve që kanë zaptuar këtë vend, si drejtues çetash partiake dhe moçalesh mediatike të ijnorancës. Turp ku jemi katandisur… mosmirnjohës dhe të pamend! /Ekskluzive.al