Tetakulat e mafias së PDIU-së prej kohësh kanë nështruar Dibrën përmes dhunës dhe kërcënimve. Shumica e njerëzve janë bërë rreshtore e urdhrave që vijnë nga kriminelë. Pas skandalit me Shukri Xhelilin administrata e bashkisë Dibër është fryrë me të punësuar pa kriter të blerë nga PDIU, sepse as militantë nuk mund të quhen.
Drejtori i ri i emëruar, i cili zëvendëson ish drejtorin që vinte nga rradhët e PDIU-së (Shaban Uklala) me sa duket ka dashur të vërë përpara punën, duke konstatuar punësimet nepotike dhe emrat e atyre që figurojnë në listën e pagave, por që nuk paraqiten asnjë ditë në punë. Por kjo ka shkaktuar irritim në rradhët e PDIU-së.
Kjo ka bërë që PDIU të organizohej dhe me ndihmën e nënkryetarit të bashkisë Olti Cani (PDIU) dhe kanë mësyrë në ambientet bashkiake nga dera e pasme e godinës. Fillimisht kanë tentuar të shqyejnë derën e kryebashkiakut, por më pas janë nisur drejt sallës ku po zhvillojej mbledhje dhe janë përleshur me njëri-tjetrin.
Për pasojë janë lënduar shtetasit D.M. si dhe shtetasit: H.D., E.D, L.D. Të lënduarit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë veç nënkryetarit të Bashkisë në kërkim janë edhe persona të tjerë emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për efekt hetimi./Pamfleti.com