Sot edhe ministri brendshëm bëri një deklaratë publike për kritikat që u janë bërë organeve ligjëzbatuese konkretisht forcave operacionale në arrestimin e Metës. Ministri e brendshëm deklaroi se policia nuk ka shkelur asnjë nen të rregullores për ekzekutimin e vedimit të gjykatës për subjekte të dënuar me masë paraprake arrest me burg.
Por zoti Hoxha nuk përmendi arsyet esenciale që i detyruan efektivët e operacionales të vepronin në atë menyrë dhe në atë vend.
1- Ilir Metës i ishte marrë vendimi i arrestit ditën e premte me dt 18 tetor, vendim që do ekzekutohej të shtunën më 19 Tetor, por Ilir Meta nuk është gjendur dhe në sistemit TIMS rezultonte i larguar nga kufiri kosovar, jashtë vendit.
2- Ilir Meta nuk ka një adresë të saktë banimi ndaj nëse do kërkohej në vendin e gabuar do dekonspirohej operacioni ose mund të fshihej edhe mund të mos gjendej.
3- Ilir Meta është thirrur të premten të paraqitej me avokat në SPAK, ai është përgjigjur se ndodhet jashtë vendit pra nuk është paraqitur.
4- Ilir Meta kishte dijeni për arrestimin dhe ndaj kishte planifikuar konferencë te selia e LSI dhe kjo do ua vështirësonte punën e forcave operacionale… arrestimin para turmave të militantëve, të cilët i kishte thirrur Meta duke e ditur situatën, për ta bërë të pamundur arrestimin e tij ose për të krijuar një përplasje të policisë me militantët.
5-Ilir Meta i ka kundështuar, fyer dhe goditur efektivët e policisë speciale, duke mos pranuar të zbresi nga mjeti me të cilin po kthehej nga Kosova, mjeti i cili ishte mbajtur nën survejim, që në momentin që ka hyrë në pikën kufitare të Morinës.
Pra, arrestimi ka qenë i ligjshëm me dhunën e kërkuar nga Meta, jo pa qëllim por për ta paraqitur ndalimin e tij skandaloz të dhunshëm dhe si pengmarrje politike ndaj menjëherë nxorri “bedelin” e tij, i cili u ankua se Meta ishte marrë peng nga dica civila, pa asnjë mjet identifikimi dhe nuk dihej ku ishte.
Këto veprime bëri dhe Berisha duke mo u paraqitur e duke refuzuar fletëthirrjet e SPAK e duke menduar se arrestimi i tij do krijonte revoltë të madhe, e natyrisht do të shpëtonte edhe Abi dhe gjithë familja nga akuzat. Në fund asgjë nuk ndodhi dhe Berisha sot cicëron si gardelinë të njëjtën melodi anti SPAK nga kafazi i katit të tetë.//Ekskluzive.al