Alfred Lela, që merrte miliona nga Henri Çili, duke mos bërë gjë, u shfaq një natë më parë si viktimë e regjimit, duke thënë se ai ka ikur nga “Mapo”, se kështu donte Edi Rama.
A thua se ky kishte bërë ndonjë investigim tronditës dhe Edi Rama ishte trembur dhe kërkonte largimin e tij.
Dhe ndërsa e thoshte këtë, në një debat ku fliste e vepronte si njeri rruge, duke hedhur dhe bidonë me ujë në drejtim të bashkëbiseduesve, drejtuesja e emisionit, Eni Vasili, në vend të mbante qendrim si kolegja e saj e A2, Bruna Çifligu, e cila mbylli emisionin kur të ftuarit e saj nisën të fyenin njëri-tjetrin, mbështeste Lelën dhe tundte kokën.
“Po po, ke ikur, e di unë”, ia bënte, ndërsa tundte kokën si ndonjë manekin.
E dimë që janë të tronditur nga arrestimet e atyre që i financojnë, por mirë është ta përmbajnë veten dhe të tregojnë njëfarë dinjiteti.
Se për profesionalizëm nuk bëhet fjalë, pasi profesionin e kanë kthyer në biznes me kohë.