Kryebashkiaku Erion Veliaj raportohet se ka shkarkuar nga detyra 12 drejtorë nga bashkia e Tiranës.
Veliaj ka emëruar drejtorët e rinj të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.
Ndryshimet thuhet se kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025.
Veliaj ka emëruar drejtorët e rinj të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, e cila do të drejtohet nga Elda Muçi. Në krye të Policisë Bashkiake do të jetë tashmë Toni Beni.
Drejtori i ri i Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit është vendosur Blerta Dardha.
Drejtori i ri Tirana Parking është emëruar Flavio Barçi, ndërsa tek Kopshti Zoologjik drejtimin e merr Ervis Rrahmani. Po ashtu dy qendrat sociale do të drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.
Emrat e rinj:
UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku
Ndryshimet thuhet se kanë ardhur në kuadër të strukturimit te bashkisë së kryeqytetit dhe organizimit për zgjedhjet e 2025.