Sali Berisha dhe Ilir Meta ndoshta nuk e kishin parashikuar se do të gjendeshin në këtë pikë. Aq e papritur duket të ketë qenë situata, saqë kur mësuan fillimisht për hetimet ndaj tyre, e më pas për akuzat zyrtare, reagimi i parë i të dyve ishte një sulm i ashpër ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Berisha dhe Meta kanë zgjedhur ta portretizojnë Dumanin si një vegël politike në duart e qeverisë, duke e përshkallëzuar retorikën kundër tij me çdo deklaratë, teksa presioni mbi ta vetëm sa rritet.
Kjo video përmbledh deklaratat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët dikur sulmonin ashpër kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e akuzuar për hetime të motivuara politikisht. Por, pavarësisht tonit sfidues dhe pretendimeve për forcë, sulmet e tyre nuk i shpëtuan nga përballja me drejtësinë.