“Hetimi pasuror për Ilir Metën vazhdon dhe nuk ka përfunduar ende”. Kështu u shpreh analistja dhe juristja e njohur Brizida Gjikondi.
Ajo theksoi se ish-presidenti Ilir Meta ashtu dhe Monika Kryemadhit duhet t’i kthejnë mbrapsht gjithçka që i kanë marrë Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë dhe të pendohen për veprimtaritë e tyre të paligjshme.
Sipas Gjikondit nëse ata nuk “pendohen” do vazhdojnë të përpëliten në dyert e gjykatave dhe izolimeve.
“Hetimi pasuror për Ilir Metën vazhdon dhe nuk ka përfunduar ende. Ka të drejtë të mos jetë i qetë. Unë u bëj thirrje të pendohen, vetëm kaq u ka mbetur. Nuk mund të ndotin më ambientin e Shqipërisë, por duhet të kthejnë sytë nga vetja.
Po të pendohen dhe po të kthejnë atë që i kanë marrë këtij vendi, ata do të gjejnë paqe. Do të kontribuojnë për t’i dhënë një mësim të madh. Të pendohen, t’i kthejnë të gjitha, kjo do t’u sillte paqen”, tha ajo.