Endri Shabani i “Nisma Thurrje”, ka ngritur pyetjen se a duhej tërhequr Meta zvarrë?”
“A duhej tërhequr Meta zvarrë?
Padyshim që çdo shtetas, pavarësisht se çfarë ka bërë, meriton të trajtohet me dinjitet. Akoma më tepër duhet respektuar figura e një ish presidenti.
Por ky popull është vjedhur, tallur, nëpërkëmbur, dëbuar nga shtëpia, rrahur nëpër protesta apo edhe vrarë në bulevard.
Prandaj nuk është çudi nëse ka njerëz që mund të dëshirojnë t’i marrin zvarrë pengmarrësit e tyre.
Për më tepër policët tanë janë shfrytëzuar sistematikisht nga kushdo që ka qënë në pushtet: i kanë lënë në mes të rrugës në shi, në borë, e në piskun e vapës. Iu kanë vjedhur paratë e rrogës, të dietave, madje edhe të uniformave.
Prandaj nuk habitem nëse ka policë që e humbasin durimin përballë xhelatëve të tyre tashmë të rënë nga vakti.
Nuk e mbështes këtë sjellje, por e kuptoj plotësisht”, shprehet ai.