Nikoll Lesi: Për mua pas 12 vjetëve në pushtet, kushdo që të jetë duhet të ketë rotacion politik, por kush do ta marrë? Berisha bashkoi njerëzit, zgjeroi PD-në në 2004, po sot çfarë besimi ngjall PD-ja juaj.
Pse nuk kishte banda në 2004, por si e solli frymën Sali Berisha.
Dy kokat kryesore Berisha dhe Meta janë në burg, me të drejtë apo pa të drejtë është minus i madh për koalicionin para zgjedhjeve. PD-ja vjen pas një situate të jashtëzakonshme që u rrahën me njeri-tjetrin dhe që ka lënë vraga në trup dhe kanë dalë partiza të vogla që ti e di shumë mirë që shpërndajnë votat.
Si do marrësh vota nga shtresa gri?
Me çfarë fryme krijon PD-ja? E dyta, për mua nuk rrëzohet Edi Rama me Sali Berishën. Sali Berisha ka vlerat e veta, por nuk është se bashkon popullsinë. Sa vota keni marrë, ja themi 700 mijë. Ai tjetri ka 800 mijë vota. Dhurata nuk vini dot në pushtet me këtë mënyrë që po bëni opozitë. Duhet të krijoni që kryetarët e partive dhe emrat e spikatur nga partia duhet të jenë në listën e sigurt. Sepse këta kanë vota.