Pas nisjes jo fort pozitive, Rei Manaj duket se ka “ndezur turbon”, teksa mbrëmjen e sotme gjetur sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e tretë radhazi me fanellën e Sivasporit.
Sulmuesi shqiptar, mposhti portierin me një gjuajtje të saktë brenda zonës, në minutën e 66-të, në duelin ndaj Adana Demirspor. Goli i Manajt solli përmbysjen e madhe nga 2-0 në 2-3 për Sivasporin.
Ky ishte realizimi i katërt në 7 ndeshje, teksa 27-vjeçari më herët realizoi dopietë ndaj Hatjaspor dhe gol me shumë peshë ndaj Gaziantep
https://x.com/i/status/1849880773488189774