El Clasico e vërtet nuk ishte ajo e djeshme, Real Madrid-Barcelona, por kjo e sotmja e Serie A, Inter-Juventus. Nëse dje fitoi Barcelona, sot fitoi futbolli mes 8 golave të shënuara në ndeshjen e mbyllur 4-4.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Interi. Zielenski shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15 pasi Thuram e fitoi zgjuarsisht 11 metërshin. Vetëm pesë minuta më vonë ishte Vlahovic që barazoi rezultatin, ndërsa Ëeah në të 27 i dërgoi shifrat në 1-2.
Kur të gjithë menduan se kjo do të ishte goditje e madhe për Interin, ndodhi e kundërta. Mkihtarian barazoi në të 35 dhe dy minuta më vonë, Zielenski shënoi sërish nga pika e bardhë e penalltisë për ta përmbysur ndeshjen në 3-2.
Pjesa e parë u mbyll me 5 gola, teksa për herë të parë në historinë e futbollit italian, Inter-Juventus numëronte 5 gola në 45 minutat e para. Në minutën e 53, Dumfries shënoi edhe golin e katërt për Interin. Mbrojtja e Juventusit po fuste ujë nga të gjitha krahët dhe te Interi shpërdoruan aq shumë raste, sa në rastin më të keq rezultati do të kishte shkuar në 6-2.
Por ligji i pashkruar i futbollit të dënon, nëse nuk shënon, do të pësosh. Motta hodhi në fushë djaloshin e artë, Yildiz. 19-vjecari ktheu ndeshjen i vetëm te Juventusi që ishte tërësisht i dorëzuar. Teksa te Interi po përpiqeshin me të gjitha mënyrat për të futur topin në rrjetë për herë të pestë, në një kundërsulm tërësisht të parrezikshëm të bardhezinjëve, Yildiz arriti t’i merrte më shumë se maksimumi do dërguar topin në rrjetë për 4-3. Ishte sërish Yildiz që me aftësitë e tij barazoi në të 82, duke dërguar rezultatin në 4-4.
https://sportekspres.com/wp-content/uploads/2024/10/twittervid.com_penaltisport_ff55f0.mp4?_=1