Anija “Moliva” me mbi 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, ka mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës, ndonëse nuk është ankoruar ende në Port.
Anija Moliva me 200 kontejnerë me mbetje te dyshuara si të rrezikshme ka ndaluar 1.5 milje nga Porti në Radë.
Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.
Nuk është e qartë se si do të veprohet në këtë rast nga autoritetet shqiptare, të cilat thanë se, përsa kohë çështja është nën hetim, i takon Prokurorisë të përcaktojë procedurat që do të duhet të ndiqen dhe kopanisë importuese dhe asaj prodhuese. Shtweti shqiptarë nuk ka asnjë detyrim ligjore, ndaj do jetë e pamundur kthimi i mbetjeve në teritorin shqiptarë edhe nëse nuk janë toksike.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, kanë protestuar në hyrjen para portit.