Më datë 17.12.2016, u arrestua shtetasi:
– Genc Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.
Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit.
Genc Gj. nuk ka pranuar ti japë dokumentat punonjësit të policisë por ka filluar ti ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambjentet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.
Ky shtetas dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe lendëve narkotike i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.
Por pijaneci dhe mallisti Gjokutaj ia hodhi me nje gjobë, sepse ishte miku i Metës dhe i familjes Berisha, kohë kur të dyve u priste shpata dhe akoma nuk i kshte kapur lopata e drejtësisë së re.
POr ishin dhe mjekët e spitalit ushtarak që pa dhënë ndonjë argument për Oficerët e policisë gjyqësore nuk pranuan të merrnin gjak për të bërë analizat e mëtejshme, që duhen ndaj të ndaluarit duke e mdihmuar të kalonte koha për ti dalë pija dhe droga dhe për t¨shmangua akuzat gjë qe e realizuan me sukses.