Pas deklaratave të sotme të Monikës, që nuk pranoi të konfirmonte deklaratën e Doktorit se i ka dhënë 460 mijë euro Edi Ramës, Muli thirri Lelon për të nisur një sulm ndaj saj.
-Duhet të distancohemi nga ajo, i tha Lelos.
Ka hak ilir Meta. Ajo bën lojën e Edi Ramës.
Doli përgënjeshtroi Doktorin.
Duhet ta demaskojmë si agjente të Edi Ramës dhe SPAK-ut.
-Na duhen disa detaje, tha Lelo.
-Ka plot, tha Muli. Ja të kujtoj disa.
Kur ishim bashkë në qeveri unë duhet të koordinohesha me këtë.
Unë për çdo gjë i bëj sms Doktorit.
I thoshja dhe kësaj, pyete Metën.
-S’ka nevojë, e di vet thoshte.
Dukej që punonte kundër tij.
Një herë tjetër kur kisha vilën në Lalëz po bëja ecje në breg të detit.
Zakonisht shikoja Doktorin që dilte për xhiro dhe nisa 20 minuta më pas që ta takoja përballë dhe të kthehesha me të.
Një ditë takova Monikën.
Sa pa Doktorin nga larg, iku e la ecjen.
-Dhe këtu s’na la rehat ky, tha.
Aty dyshova që është me Edi Ramën.
Ka dhe plot raste të tjera, por do më kujtohen rrugës.
-Shumë mire, tha Lelo. Kam dhe unë dyshimet e mija.
Do t’i hedh në letër.
Doktori nuk e meritonte që ajo t’i bënte karshillëk, pavarësisht se e shpiku atë gjënë. Ishte shpikje e bukur.
-E rëndësishme është që tani ajo është armike, tha Muli.
Duhet të hetohen sjelljet e saj në parlament dhe mënyrën se si reagon ndaj mosbindjes civile dhe duhet bombarduar orë e minutë.
Kështu jemi dhe më të sigurtë.
Metën e kemi në burg, këtë e nxjerrim armike dhe shpëtojmë nga kjo Partia e Lirisë.